Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Glasgow ku po merr pjesë në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike.
Krue i qeverisë ka ndarë me ndjekësit tij në rrjetet disa fotot të cilat tregojnë momentet që ai ka kaluar me liderët e tjerë evropianë.
Në foto Rama shfaqet duke biseduar me presidentin e Francës Emanuel Macron, ndërsa më pas është fotografuar duke shkëmbyer batuta me kancelaren në detyrë të Gjermanisë Angela Merkel.
Teksa ka qenë duke biseduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pranë tyre është afruar edhe presidentja e KE, Ursula Von Der Leyn. Ai ka pasur një bisedë të shkurtër edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.