×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Contes si trajner i Tottenhamit

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 15:36

    Antonio Conte u emërua trajner i Tottenhami të martën për ta zëvendësuar të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

    Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.

    Conte, i cili u takua me skuadrën e tij të re për herë të parë sot në mëngjes, rikthehet në Premierligë tri vjet pasi e kishte arritur lavdinë me Chelsean, duke i fituar Premierligën dhe FA Cup.

    Duke folur pasi u emëruar trajneri i Tottenhamit, Conte tha: “Jam tejet i lumtur që po rikthehem në punën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë në Britani të Madhe dhe në një klub të Premierligës i cili ka ambicie për t’u bërë protagonist përsëri.”

    Ai shtoi: “Mezi pres ta filloj përçimin e pasionit, mentalitetit dhe përkushtimit tek ekipi dhe tifozët, të cilat gjithmonë më kanë shquar mua si lojtar dhe si trajner.”

    Conte e hodhi poshtë mundësinë e parë për ta marrë drejtimin e klubit nga Londra Veriore në verë, pasi u largua nga Interi.

    Por ai thotë se e kishte bërë një gjë të tillë për shkak të lidhjes që kishte me zikaltrit, të cilët i udhëhoqi drejt fitimit të Serie A sezonin e kaluar, titullit të parë në ligë në një dekadë.

    “Verën e kaluar bashkimi jonë nuk ndodhi për shkak se fundi i lidhjes sime me Interin ishte ende i freskët dhe duke qenë tepër i përfshirë emocionalisht me fundin e sezonit ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu kthyer punës së trajnerit”, theksoi Conte.

    Conte do ta udhëheqë skuadrën në stërvitje pasditen e sotme dhe ndeshja e parë e tij në stolin e Tottenhamit do të jetë kundër Vitteses të enjten në Europa Conference League./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!