Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Por e gjithë vija bregdtare është mbuluar me plehra e mbetje të lumenjve, kurse pushuesit e kanë braktisur përgjithmonë.
Pas kësaj ure në të cilën mund të kalojnë vetëm delet, hapet një lesë thurur me kallam. Vendasit e quajnë llajk. Dikush e ka vendosur si portë hyrëse për në plazhin e Gotullës në Adriatik të Kurbinit.
Më tej pamja është më shumë dramatike. Dy km rrugë kalon përmes një moçali. Duhen çizme për të shkuar në bregdet.
40 km larg metropolit me një vijë ranore prej gjashtë km është plazhi më skandal ndoshta se në çdo vend të botës, shkruan abcnews.al.
Rëra kurative dhe e virgjër është mbuluar nga mbetjet e dy lumenjve Ishëm dhe Droje. Katastrofë ekologjike dhe askush nuk di të tregojë pse ka ndodhur kështu.
Plazhi i Gotullës është kthyer në një landfill, kurse pushuesit janë larguar përfundimisht. Këtë mrekulli të natyrës e vizitojnë vetëm lopët ose ndonjë kafshë tjetër.
Ndonjë varkë është braktisur në breg të detit. Dhe kasollet e braktisura të peshkatarëve janë dëshmia e fundit e atij mëkati të bërë me këtë zonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.