Largimi i Ronald Koeman e ka lënë të zbrazët postin e trajnerit të Barcelonës.
Holandezi u shkarkua nga presidenti Joao Laporta pas rezultateve shumë të dobëta si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, por deri më tani klubi katalanas ende nuk e ka emëruar zëvendësuesin e tij.
Legjenda e Barcelonës Xavi Hernandez doli menjëherë në skenë si emri më i afërt për ta marr drejtimin e “Blaugranëve” dhe tani gazetari i njohur italian Fabrizio Romano raporton se palët janë gjithnjë e më afër mbylljes së marrëveshjes.
Sipas Romanos, Barcelona ka besim të plotë se do ta emërojë Xavin si trajner në ditët e ardhshme dhe është vetëm çështje kohe kur kjo do të ndodhë. Nga ana tjetër, edhe ish-reprezentuesi spanjoll e dëshiron këtë angazhim dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me klubin e tij të zemrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.