×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri shqiptar shkruan historinë në Serbi, Alban Beqiri kualifikohet në gjysmëfinale

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 21:45

    Alban Beqiri nga Tirana ka triumfuar duke siguruar medaljen e parë historike në Kampionatin Botëror të Boksit.

    Në mes të Beogradit, Beqiri ka valvitur edhe flamurin kombëtar. Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.

    Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.

    Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!