×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap me 1 kg kokainë, shqiptari justifikohet: Erdha me kamion në Angli për t’i shpëtuar varfërisë

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 14:32

    Një shqiptar i arrestuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike është justifikuar në gjykatë me faktin se i duhej të punonte për të larë borxhet e shumta që kishte në vendlindje, prej të cilave ishte zhytur në varfëri.

    37-vjeçari Eldorado Dani u arrestua në korrik teksa po udhëtonte me një taksi, nga Londra për në Kardif, me 1 kg kokainë 50% të pastër, që në treg kishte një vlerë deri në 52 mijë paund, raportoi “walesonline”.

    Gjatë një seance gjyqësore, avokati i tij tha se Dani kishte mbërritur në Angli duke udhëtuar në rimorkion e një kamioni. “Erdhi në vendin tonë nga Shqipëria, pasi kishte marrë deri në 10 mijë paund borxh për të paguar shpenzimet e spitalit për babain e sëmurë dhe familjen. Ka lënë shkollën në moshën 13-vjeçare dhe ka punuar në ferma të ndryshme për më pak se 5 paund në javë”.

    Në fund të seancës, Dani pranoi fajësinë për transportimin e lëndës narkotike, por dënimi nuk është dhënë ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!