×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkimi Evropian mbështet politikat e konkurrencës

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 8:47

    Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, do të marrë pjesë me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, në lansimin e konferencës “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”.


    Konferenca zhvillohet në kuadër të fushatës së Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE “Let’s Talk Economy!” dhe në kontekst të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbështet Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore për të zhvilluar më tej kapacitetin e tyre institucional për të krijuar bazën për standarde të qëndrueshme ekonomike në pajtim me kërkesat e BE-së.

    Ky projekt i financuar nga BE përfaqëson iniciativën e parë më të rëndësishme me të cilën synohet mbështetja politikave të konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore dhe institucioneve kryesore përgjegjëse në Kosovë.

    Kohëzgjatja e projektit është nga janari 2019 deri në maj 2022 ndërsa buxheti i përgjithshëm është rreth 3 milionë euro.

    Konferenca mbahet sot prej orës 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!