Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare vetëm për një pikë në rendin e ditës: Mocion me debat, kërkuar nga PS, mbi aktin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Debatet janë parashikuar të zgjasin dhe fjalën do ta marrë në veçanti, kryeministri Edi Rama.
Në agjendë thuhet: “Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.” Ky mocion do të votohet me shumicë të thjeshtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.