Tetë persona kanë lëndime si pasojë e një aksidenti mes një kamionete dhe një veture në fshatin Shupkovc, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë ( persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, u shpreh Zahiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.