Nata e Champions League ofroi sonte sfida plot gola, disa surpriza por edhe verdikte.
Në grupin D, Interi arriti të fitonte në Tiraspol ndaj Sherifit me të njëjtin rezultat të ndeshjes në Milano, 3-1. Pas një pjese të parë ku zikaltrit treguan superioritet të dukshëm teknik por edhe paqartësi në sulm që pamundësoi konkretizimin e rasteve të shumta, milanezët zhbllokuan rezultatin me kroatin Brozovic në minutën 54.
Nga ai moment ndeshja u thjeshtësoi për kampionët italianë në fuqi, që dyfishojnë me Skriniar 12 minuta më vonë, ndërkohë që ka vetëm duartrokitje goli i tretë i Alexis Sanchez, i ardhur nga stoli.
Goli moldav i Traore në fund nuk ndryshon faktin që Inter tashmë ndodhet në vendin e dytë, dhe me një fitore në shtëpi me Shaktarin e vendit të fundit, i mundur sot 2-1 nga Real Madrid, kualifikohet automatikisht nëse Sheriff nuk fiton edhe një herë me Realin.
Në grupin A, favoritet PSG dhe Manchester City (4-1 me Brugges) janë pothuajse të sigurta për kualifikim, edhe pse francezët barazojnë 2-2 duke i dhuruar pikën e parë Leipzig.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.