Europa dhe Azia Qendrore janë edhe një herë epiqendra e pandemisë së Covid-19 me rreth 500 mijë vdekje të tjera që pritet të shënohen deri në 1 shkurt.
Paralajmërimi i zymtë vjen nga drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge. Rastet e reja u rritën 55 përqind gjatë 4 javëve të fundit, sipas Kluge, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit dhe mungesës së masave mbrojtëse. 59 përqind e infektimeve globale dhe 48 përqind e vdekjeve të raportuara janë pikërisht nga Europa dhe Azia Qendrore.
“Niveli aktual i transmetimit në 53 vende europiane është tejet shqetësues dhe rastet e reja po arrijnë nivele rekord të nxitura edhe nga varianti më i transmetueshëm i virusit, Delta. Duhet të ndryshojmë taktikat tona; nga reagimi ndaj shpërthimit të rasteve tek parandalimi i tyre”, tha Hans Kluge.
Ekspertët e OBSH thonë se rreth rajonit ka një dallim të madh, në mbulimin me vaksina. Rreth 1 miliard doza janë administruar deri më tani, por vetëm 47 përqind e popullsisë europiane janë plotësisht të vaksinuar. Sipas Kluge, nëse 95 përqind e qytetarëve do të mbanin maska, mund të kishin shpëtuar 188 mijë jetë njerëzish. Ai mbrojti përdorimin e certifikatës shëndetësore, që siç tha, ishte një mjet drejt lirisë individuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.