Pas takimeve në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Gjatë një interviste televizive, kreu i qeverisë u pyet dhe nëse e ndjek situatën më PD dhe “foltoret” e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama tha se nuk i ndjek foltoret e ish-kryeministrit, teksa tha se respekton Lulzim Bashën si kryetar të PD.
“Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores“,-tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.