Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS, të cilët edhe kanë lëshuar njoftimin në lidhje me këtë ngjarje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Fokusi i diskutimit do të jetë lidhur me të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues, përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe prioritetet e brendshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar.
https://twitter.com/FPI_SAIS/status/1456287851595841538?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456287851595841538%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FFPI_SAIS2Fstatus2F1456287851595841538widget%3DTweet
Njoftim për vizitën e Presidentes Osmani në Institutin për Politikë të Jashtme SAIS e ka dhënë edhe ligjëruesi dhe moderatori i diskutimit, ish-diplomati amerikan Edward Joseph, shkruan Reporteri.net.
“I nderuar ta mirëpres Presidenten Vjosa Osmani derisa ajo viziton Institutin SAIS këtë të hënë”, ka njoftuar ai në Twitter.
Rreth kësaj vizite të Presidentes Osmani për në SHBA, për të ligjëruar në diskutimin e organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS, Presidenca nuk ka dhënë ende njoftim.
Honored to host President @VjosaOsmaniPRKS as she visits @SAISHopkins @FPI_SAIS this Monday. Event is in-person and live-streamed. #Kosovo #Balkans #SouthEastEurope https://t.co/SIeyJnDYKy
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 4, 2021
Kujtojmë se presidentja Osmani, ishte për vizitë zyrtare në SHBA edhe gjatë muajit shtator, ku zhvilloi një varg takimesh.
Në këtë vizitë, Osmani u shoqërua edhe nga kryedipomatja Donika Gërvalla-Schwarz. /Reporteri.net/.