×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë për Anamoravën: Shpejt nis puna në një segment të rëndësishëm të autostradës “Agim Ramadani”

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 13:24

    Fokusimi i tanishëm i infrastrukturës në Kosovë është në autostradën ‘Agim Ramadani’ që lidh Prishtinën, Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, apo saktësisht Kosovën me Luginën.


    Pas hapjes së autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin, autostrada ‘Agim Ramadani’ është në fazat e para të punimeve.

    Për këtë ka folur zëvendësministri Rexhep Kadriu, i cili ka bërë të ditur se punimet në autostradën ‘Agim Ramadani’ në segmentin Banullë-Bresalc në gjatësi 22.5 km, janë duke u realizuar me intensitet të shtuar nga tetë llotet e kontraktuara.

    “Sipas dinamikës që kemi në teren përqindja e realizimit të punimeve ka arritur në 35% dhe sipas kësaj dinamike shpresojmë se punët do të përfundojnë para afatit të përcaktuar”, ka thënë Kadriu.

    Kostoja e kontraktuar për përfundimin e punimeve arrin vlerën e 88 milionë eurove për këto tetë llote.

    “Duke marrë parasysh edhe punët shtesë që janë të parapara me ligj dhe që mund të ndodhin gjatë ndërtimit, shpresojmë se kostoja e këtij segmenti deri në fund do të sillet në vlerë të përafërt rreth 100 milionë, pa përfshirë shpronësimin sepse kjo është kompetencë e ministrisë së Ambientit”, shtoi ai për Indeksonline.

    I pyetur lidhur me procedurën e shpronësimit të banorëve në këtë anë, zv/ministri Kadriu tha se ky proces ka ecur ngadalë, por kanë filluar pagesat e pronarëve për shpronësim.

    “Kanë filluar pagesat e pronarëve për shpronësimin e tikave, por akoma kemi probleme të shpronësimit për arsye të mos përputhjes së të dhënave katastrale ndërmjet komunave dhe agjensonit katastral të Kosovës. Lajm i mirë është se shumë shpejt do të hapen procedurat e tenderimit për llote tjera nga Bresalci në drejtim të Dheut të Bardhë dhe po punojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë, pra brenda këtij viti”, tha Kadriu.

    I njëjti theksoi se pret që shpejtë të kompletohet e gjitha Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët e Anamoravës dhe për lidhje direkte të Luginës me Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!