Në komunë të Preshevës gjithçka mund të ndodhë. Skandali i ditës së sotme është se administratës komunale në Preshevë i është ndërprerë energjia elektrike.
Sipas burime të PreshevaPRESS, energjia elektrike është ndërprerë sot në mengjes për shkak të mos pagesës apo obligimeve që ka Komuna e Preshevës ndaj EPS, e kjo e fundit është detyruar që të bëjë çkyqjen e energjisë elektrike.
Në oborrin e komunës shihen edhe punëtorët e administratës duke qëndruar pasi që çkyqja e energjisë elektike ia ka pamundësuar vazhdimin e punës ku qytetarëve ia pamundëson kryerjen e shërbimeve të tyre.
Mësohet se obligimi i Komunës së Preshevës ndaj EPS është 2.240.080,00 din, ndërsa vërejtja e fundit që ju ka dërguar komunës është 1.380.000,00 din.
Ndërsa komuna e Preshevës pagesën e fundit e ka kryer në janar të këtij viti me vlerë prej 5.400.000,00 din.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.