×
  • Sport
  • Sport

    Cityt e derbin e Manchesterit, Ronaldo nuk mund ta shpëtojë Unitedin

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 15:27

    Manchester City e ka fituar derbin ndaj Manchester United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

    Citizens kaluan në epërsi 1-0, falë një auto-goli të realizuar vetëm shtatë minuta që startoi ndeshja përmes Eric Baillyt.

    Mysafirët vazhduan me lojë më të mirë dhe kishin disa mundësi të mira shënimi për të dyfishuar epërsinë.

    Krejt në fund të pjesës së parë, në min 45′ ishte Bernando Silva që realizoi për t’i dërguar ekipet në pushim me rezultat 0-2.

    Pjesa e dytë ishte më e ‘zbehtë’ sa i përket rasteve për shënim, por sërish mysafirët ishin për një nuanc më të rrezikshëm.

    Kështu pas 90 minutave lojë, rezultati mbeti ai i njëjti 0-2 dhe Man City merr një fitore shumë të rëndësishme.

    Me këtë fitore tani Man City ngjitet në pozitën e dytë me 23 pikë, ndërsa Man Utd është e pesta me 17 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!