Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë hajnin 26 vjeçar, i përfshirë në disa grabitje.
Bëhet fjalë për: V. B i lindur më 1993.
“I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.
Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, tha policia.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48- orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.