Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe në këtë mënyrë të mbrojnë veten.

Vuçiq ka falënderuar të gjithë punonjësit e mjekësisë që kanë marrë pjesë në punën e madhe të vaksinimit.

“Kërkojë nga të gjithë të vaksinohen, unë madje as pickimin e gjilpërës nuk e kam ndjerë”, tha ai.

Reklamë

Duhet përkujtuar që pavarësisht vaksinimit, Serbia është në gjendje mjaftë të rëndë sa i përket virusit COVID-19.

Numri i rasteve dhe viktimave si pasojë e këtij virusi është tejet i lartë.