Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka dhënë opinionin e tij lidhur me situatën e Real Madridit në vitet e fundit.
Sipas tij, largimi i emrave, si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe të tjerëve, e ka ulur nivelin e Los Blancos.
“Real Madridi e ka humbur personalitetin e vet pa Ramosin”, ka thënë ai duke folur pastaj për David Alaban, i cili e ka zëvendësuar kapitenin legjendar.
“Ai (Alaba) është lojtar i shkëlqyer, por nuk e ka personalitetin e njëjtë. Nuk është një lider sikurse Ramos”, ka shtuar 60-vjeçari në deklaratën e tij.
Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është një prej shënjestrave të Realit dhe Matthaus beson se norvegjezi mund t’u sjellë Mbretërve personalitet.
“Haaland mund të përfundojë te Bayern (Munichu) pas (Robert) Lewandowskit. Por, jo së bashku me të. Haaland do të përshtatej më mirë të Real Madridi me (Kylian) Mbappe”, ka theksuar Matthaus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.