West Hami e ka mposhtur 3:2 Liverpoolin në një ndeshje zbavitëse të dielën, duke ia shkaktuar disfatën e parë skuadrës së Jurgen Kloppit dhe duke e kaluar në vendin e tretë në Premierligë.
Pablo Fornals dhe Kurt Zouma, të ndihmuar nga një autogol i Alissonit, ia siguruar skuadrës së David Moyes tri pikët në Stadiumin Olimpik në Londrën lindore, pasi golat nga Trent Alexander-Arnold dhe Divock Origi s’iu mjaftuan të kuqve, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e West Hamit në ligë dhe e dërgon atë në vendin e tretë në tabelën e Premierligës me 23 pikë, aq sa ka Manchester City, një më shumë se Liverpooli dhe tri më pak se lideri, Chelsea.
Kjo ishte humbja e parë e Liverpoolit pas shtatë muajve dhe 25 ndeshjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.