×
  • Sport
  • Sport

    Xavi prezantohet si trajner i Barcelonës: Jam i përgatitur për këtë sfidë

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 13:55

    Xavi Hernandez ka thënë se ndihet i gatshëm për ta kryer punën e vështirë si trajner i Barcelonës dhe se do të mundohet ta përçojë përvojën e vet te futbollistët për ta kthyer klubin në binarë.

    Xavi u emërua trajner i Barcelonës të shtunën, pas shkarkimit të Ronald Koeman, duke nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2024.

    Barça e mori dritën e gjelbër për emërimin e tij të premten, pasi e pagoi klauzolën e lirimit në kontratën e 41-vjeçarit me klubin e Katarit, Al-Sadd.

    Xavi, i cili luajti 17 vjet për Barcelonën duke i fituar 25 trofe në 767 paraqitje, u prezantua të hënën para mijëra shikuesve në Camp Nou.

    Duk folur për Barça TV para prezantimit, Xavi tha: “Jam i përgatitur. Më pëlqejnë sfidat. Ekipi ka talent dhe unë do të përpiqem ta përçoj përvojën time te lojtarët për të fituar tituj.

    “Unë e njoh Barçën, e njoh klubin, është një çast delikat në historinë e klubit, ekonomikisht dhe në fushën e lojës. Ne duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bashkohemi”, shtoi ai.

    Xavi do ta marrë në dorën Barçën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, me 11 pikë larg liderit Real Sociedad dhe gjashtë pikë larg top katërshes.

    Ndeshja e tij e parë si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Espanyolit më 20 nëntor në Camp Nou.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!