×
  • Sport
  • Sport

    Fillon shitja e biletave për miqësoren Kosovë-Jordani, zbulohet edhe çmimi i tyre

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 14:34

    Sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat do të dalin në shitje që nga ora 15:00 në pikat e Artmotion.

    Shtëpia e futbollit kosovar njofton tutje se biletat mund të blihen në dy pikat e Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

    Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të Weverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 për qind i kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.

    Një person mund t’i blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.

    Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

    Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

    E më pas, “Dardanët” do ta mbyllin kampanjën kualifikuese të Botërorit 2022 me Greqinë këtë të diel në Athinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!