×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha “non grata” nga SHBA, Basha: PD dhe unë nuk bëhemi avokatë të askujt

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 17:39

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk kishte diskutuar në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës me anëtarët e kongresit amerikan, me të cilët u takua këtë pasdite.

    “Prioriteti ynë absolut politik është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shiqptarëve. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor përmes politikës. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, duke filluar nga unë i pari”, tha Basha, i pyetur nëse kishte diskutuar për çështjen Berisha me ta.

    Basha e quajti sajesë pretendimin se nuk ka lejuar deputetët të flasin në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se i gjithë rajoni i Ballkanit është në një situatë të rënduar dhe ka nevojë të kthehet në shinat e demokracisë.

    “Kjo situatë është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike, siç janë zgjedhjet e lira e të ndershme, duke veçuar ato të 25 prillit, ku nëse në raportin e OSBE/ODIHR nuk do të kishte emrin e Shqipërisë, do të mendohej se ishte për Bjellorusinë e Lukashenkos. Fakti është që deri më sot drejtësia nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë dhe asnjë bos të krimit të organizuar. Vetingu u politikanëve është një nismë për t’i hequr çdo alibi SPAK-ut”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!