LDK-së së Isa Mustafës procesi i brendshëm zgjedhor po i shkon vetëm me rrahje.
Një rrahje ka ndodhur edhe në Degën e III-të të LDK-së që njihet edhe si Dega e Presidentit, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net ka siguruar video nga kjo rrahje.
Pas eskalimit të situates ka ndërhyë edhe policia.
Në video shihet duke hyrë në objektin ku mbahej takimi edhe ish-ministri i Jashtëm Skender Hyseni që bën pjesë në këtë degë.
Kujtojmë se incidente të tilla kanë ndodhur edhe në Degët e Mitrovicës, Ferizajt, Vushtrrisë si dhe në nëndegë të Prishtinës.
Ndryshe, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ndërsa ka folur së fundmi për rrahjet që po ndohin në Degët e LDK-së ka shprehur bindjen se në këto përleshje janë të përfshirë njerëz nga partitë tjera.
“Ta dini vetëm edhe një gjë kryesitë e degëve dhe nëndegëve e dinë më së miri se kush është në LDK, kush janë anëtar të LDK, kush do të duhej të marr pjesë dhe është përgjegjësi e tyre t`i thërrasin njërëzit në Kuvende … ka dëshmi që ka pasur njerëz të partive të tjera”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.