×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Do rikthehem si Kryeministër”, Duma: Do të doja të mos e kisha dëgjuar këtë deklaratë të Berishës

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 23:41

    Deputetja e PD, Grida Duma ka folur rreth deklaratës së ish liderit të PD, Sali Berisha se do të kthehet sërish si kryeministër.

    Duma thotë se do të donte të mos e kishte dëgjuar fare ndërsa shton se betejën e nisi për interesa personale, jo për demokratizimin e vlerave të Partisë Demokratike.

    “Berisha e di fare mirë që në kushtet kur SHBA nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesishmin e cilësdo parti, të ekzistojë një individ i konsderuar non grata, këtë gjë, Berisha e bën si një individ politik i vjetër për të mbajtur “me gajret” ndjekësit aktual. Është e paarsyeshme dhe do të kisha shpresuar të mos e kisha dëgjuar këtë sepse në një mënyrë ose në një tjetër, Berishën gjatë kësaj kohe nuk e kam ndjekur ekzaktësisht në cdo fjali por ka lënë përshtypjen dhe ka thënë që po e bën këtë betejë për demokratizimin të vlerave të PD. Sigurisht nuk është kështu se e ka nisur nga shkaqe personale dhe produkti nuk mund të jetë publik.”, tha ajo në Open.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!