×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shërbimi informativ kërkon agjentë, kushtet: Të dini anglisht dhe kompjuterin

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 7:37

    Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në terren.

    Në faqen zyrtare, SHISH ka publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar. Të interesuarit duhet të paraqiten pranë njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e kërkuara.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’ i nënshtrohen dhe një trajnimi.

    Nevojat e SHISH janë fokusuar në:

    – Inspektorë në SHISH, të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit.

    Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:

    – Të jenë shtetas shqiptar;

    – Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

    – Të kenë mbaruar arsimin e lartë;

    – Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;

    – Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;

    – Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.

    Preferohen:

    – Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;

    – Të jenë deri në moshën 35-vjeç;

    – Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;

    Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:

    – Kërkesë për punësim;

    – CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;

    – Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;

    – Certifikatë familjare;

    – Raport mjeko-ligjor ;

    – Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;

    – Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;

    – Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;

    – Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;

    – Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;

    – Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).

    – Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).

    Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:

    a) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
    b) Fotokopje të librezës së punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!