×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e pasur të AKI-së, Shpend Maxhuni mijëra euro të ruajtura në bankë

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 23:48

    Autor: Blendi Gashi


    Pasuri të majme ka deklaruar kreu i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI) apo kryespiuni Shpend Maxhuni.


    Ai ka deklaruar dy banesa në pronësi të përbashkëta në vlerë të përgjithshme 107 mijë euro, shtëpi të trashëguar në vlerë 30 mijë euro dhe tokë në vlerë 120 mijë euro.

    Ai ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 13 mijë euro të blerë në vitin 2018, të cilën thotë se e ka blerë nga shitja e veturës paraprake (nuk tregon llojin e veturës dhe çmimin) dhe kursimet, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa në emër të përbashkët ka deklaruar një veturë tjetër në vlerë 10 mijë euro të blerë në vitin 2016.

    Ka deklaruar se djali i tij posedon aksione në biznesin “Diamond Shine” në vlerë 21 mijë euro. Maxhuni ka dhënë sqarime për biznesin e djalit, ku ka shkruar: (Djali udhëheq një biznes privat nga muaji maj i vitit 2018. Qe nga fillimi i biznesit ka bere qarkullim ne vlere prej 21.000 euro. Nuk ka page fikse dhe profili i tij varion nga qarkullimi i përgjithshëm).

    Maxhuni duket se është edhe një kursimtar i madh. Ai ka deklaruar në emër të vet të ruajtura në bankë saktësisht 39.599 euro, kurse në emër të bashkëshortes 50.928 euro që i bie se të dytë në total kanë para të gatshme të kursyera 90.527 euro. Ndërsa në emër të fëmijëve ka deklaruar se ka të ruajtura veç 70 euro.

    Ka deklaruar një kredi për të shlyer për 5 vite në vlerë 10 mijë euro, në emër të fëmijëve.

    Vlora Hyseni, zv.drejtoreshë e AKI-së ka deklaruar shtëpi në vlerë 100 mijë euro në emër të prindit, banesë në vlerë 34 mijë euro në emër të prindit, tokë dhe pyll poashtu në emër të prindit në vlerë 600 mijë euro.

    Në emër të vet ka deklaruar veturë në vlerë 18 mijë euro të blerë në vitin 2016 siç thotë nga kursimet familjare.

    Para të gatshme të ruajtura në bankë ka deklaruar 4.446 euro. Ndërsa ka deklaruar një kredi në vlerë 4 mijë euro të cilën thotë se e ka marrë për nevoja personale të cilën është e obliguar ta shlyejë 1 qershor të vitit 2020.

    Shkelzen Sopjani, inspektor në AKI në emër të vet ka deklaruar shtëpi në vlerë 110 mijë euro, të blerë në vitin 2005 siç thotë përmes të ardhurave.

    Kurse në emër të prindit ka deklaruar banesë në vlerë 34 mijë euro, tokë në vlerë 60 mijë euro, truall në vlerë 25 mijë euro dhe mal në vlerë 35 mijë euro.

    Ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 5 mijë euro të blerë në vitin 2013 nga kredia dhe kursimet.

    Para të ruajtura në bankë në emër të vet posedon 15.315 euro dhe 6.700 në emër të gruas.

    Ka dy kredi për të shlyer deri në vitin 2021, njërën në emër të vet në vlerë 25 mijë euro dhe tjetrën në emër të gruas poashtu në vlerë 25 mijë euro.

    Kujtojmë se vetëm këta tre zyrtarë të AKI-së kanë deklaruar pasurinë në Antikorrupsion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!