×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbi 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Shqipëri

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 10:03

    Prej datës 1 nëntor ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anticovid. Me anë të një postimi në facebook Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë në shumë se 18 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid.

    “Më shumë se 18 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, shkruan Manastirliu.

    Prej datës 1 nëntor ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit. Deri sot janë kryer 18,432 doza të treta vaksine anticovid. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19, bëhet e ditur nga Ministria e Shendetesisë.

    Postimi i ministres Manastirliu:

    Më shumë se qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.
    Kontakto mjekun e familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!