Liderët e vendit kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish Presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjeneralin e NATO’s, Wesley Clark.
Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në Tëitter. Kështu dje u raportua për gabimin e Presidentit që kishte bërë, në publikimin ku kishte treguar se e kishte dekoruar sekretaren me Medaljen presidenciale të Lirisë.
Por, Presidenti, në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.
Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, Presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Kështu ka çuar që gruaja me emrin Madeline Eskind t’i përgjigjet presidentit përmes Twitterit.
“*Merr harkun më të padenjë të të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo, derisa ka ripublikuar postimin e Presidentit Thaçi me emrin e saj në të, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.