×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është 16 vjeçarja nga Gjilani të cilën e mbyti rryma gjatë ditës së djeshme

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 9:17

    Një vajzë në Capar të Gjilanit ka vdekur aksidentalisht të enjten në mesditë.


    Mësohet se ajo ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

    Mësohet se viktima ishte e moshës 16-vjeçare.

    Ndërkohë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Ibrahimi me rastin e vdekjes tragjike të Mirlinda Ibrahimit.

    “E nderuara familje Ibrahimi, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të vajzës suaj, Mirlindës. Kjo ngjarje e rëndë më ka shokuar mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Si institucion i Komunës, do t’ju qëndrojmë prapa për çdo gjë dhe në çdo kohë”, ka shkruar ndër të tjera Haziri në telegramin e tij të ngushëllimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!