Ministrja serbe e drejtësisë ka thënë se Kosova duhet të brengoset më shumë për Gjykatën Speciale.
Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka thënë se Kosova duhet të brengoset më tepër për Gjykatën Speciale në Hagë.
Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka deklaruar se nuk është e sigurt se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli në fillim do të jenë në mesin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
“Nëse do të ekzistonte dëshira, kjo do të kishte ndodhur”, deklaroi ajo gjatë një interviste për “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.
Duke reaguar ndaj iniciativës së Kosovës për formimin e gjykatës që do të merrej me krimet serbe, Kuburoviq e përshkroi si vendim që ka për synim fitimin e poenëve politik.
“Mendoj se shqiptarët duhet të brengosen më tepër për Gjykatën Speciale në Hagë e cila do të merret me hetimin e raportit të Dick Martyt. Prokurori i ri në muajt e fundit ka kërkuar dokumente nga Beogradi, që u janë dorëzuar nëpërmjet delegacionit të BE-së. Po ashtu, një numër i madh i dëshmitarëve pret për ngritjen e akuzave që të japin dëshmitë e tyre”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.