×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Serbi kërkon drejtësi për tre vëllezërit Bytyqi, që u vranë nga serbët

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 10:55

    Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka përkujtuar gjetjen e 75 trupave të kosovarëve në varrezën masive në Petrovo Selë.


    Kyle Scott ka shkruar në profilin e tij zyrtar Twitter, se në mesin e këtyre trupave ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi.

    “Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 kosovarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat”  ka shkruar ambasadori amerikan në Beograd.

    Ndryshe drejtësi për vëllezërit e tij kishte kërkuar edhe Ilir Bytyqi, i cili javë më parë dëshmoi para Kongresit Amerikan për krimet serbe në Kosovë.

    Bytyqi para Kongresit ka rrëfyer për momentin kur vëllezërit e tij kishin vendosur që të ktheheshin nga Amerika për të luftuar kundër pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!