×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura super luksoze BMW, ministri i Brendshëm i vendos targa të personalizuara

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 19:40

    Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është shfaqur për herë të parë në Kuvend me makinë BMW super luksoze të tenderuar në kohën e Sandër Lleshajt.

    Makina tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik për çmimin e saj.

    Madje ajo u shndërrua dhe në objekt debate në sallën e Parlamentit.

    Në seancat e shkuara, ministri Çuçi ka shkuar në Parlament në këmbë, ndërkohë që këtë enjte është fotografuar nga paparazzi i Panorama.al me BMW-në e gjeneratës së fundit.

    Ajo që bie në sy është fakti se ministri Çuçi ka personalizuar targat, duke hequr ato të Lleshajt dhe duke vënë një targë të re me inicialet e tij “B.C”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!