Janë zbardhur detaje nga atentati në Astir, ku ndërruan jetë dy persona.
Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.
Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin.
Mjeti, sipas pamjeve të siguruara dhe nga Dosja.al duket se ka ecur disa metra në gjendje të lirë e më pas është përplasur me bordurën anësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.