×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet makina e djegur në Thumanë, dyshohet se është e autorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 22:19

    Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip “Toyota” që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar.

    Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa “AA 532 ON” rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

     

    Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

    Armando Dumani 26-vjeç, është viktima e dytë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

    Ata kanë qenë duke udhëtuar në automjetin e tij tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur është bërë shënjestër e plumbave.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!