Një i burgosur ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Pejës. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues, të cilët njoftojnë se personi në fjalë është 27 vjeçari me inicialet I.A, shkruan Reporteri.net.
Sipas SHKK-së, i burgosuri ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
Njoftohet se I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës për veprën penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.
Ndryshe, gjatë muajit të kaluar në Spitalin Rajonal të Pejës, kishte ndërruar jetë edhe burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.
Ai po vuante dënimin për një kohë të gjatë në Burgun e Dubravës, ndërkohë që vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.