Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Tiranë për të nderuar institucione dhe personalitete në ndryshme me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga Serbia.
Thaçi për të vlerësuar rolin e tyre në vitin 1999 do të japë për ta dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”.
“Kënaqësi e veçantë dhe moment i veçantë në jetën time që të jem në mesin tuaj. Duke respektuar mandatin im kushtetues dhe ligjor dhe duke vlerësuar lart kontributin tuaj dhe të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kemi një ceremoni të tillë. Po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së Kosovës. Ditë më parë filluan kremtimet në Prishtinë, ku na u bashkëngjit edhe njeriu që mori vendimin që të ndodhin bombardimet e NATO-së, presidenti Bill Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Nga këtu ku jemi sot në Tiranë shprehim mirënjohje për partnerët tanë që na ndihmuan. Një është e qartë, pa rolin e UCK-së – pa rezistencën e armatosur të lulëtarëve të lirisë kjo nuk do të ndodhte. UÇK kësaj radhe bashkoi gjithë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët kudo që janë”.
“Mirënjohje secilit nga ju për rolin e jashtëzakonshëm diplomatik, ushtarak dhe segmenteve që ndikuan që bota të na përkrah. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë as e pavarur. Sikurse edhe rrugëtimi drejt NATO-së dhe BE-së do të jetë i vështirë pa përkrahjen e shtetit shqiptar”.
Dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.