×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kriza në PD, sot mblidhet Kryesia

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 7:27

    Partia Demokratike do të mbajë një mbledhje të kryesisë së saj për të diskutuar enkas situatën politike që sheh një përçarje brenda saj, të iniciuar nga lëvizja e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Lajmi që mbledhja do të mbahet sot në orën 16:00, u shpërnda nga vetë sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare, Gazmend Bardhi, me motivacion “Diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

    Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë sot një kallëzim penal për atë që cilëson si shpifje për çështjen e inceneratorëve.

    “Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafies së inceneratorëve”, thuhet në deklaratën e PD-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!