×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Virusi AH1N1 në Shqipëri, në izolim dy rastet e para

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 17:36

    Në Shqipëri është konfirmuar qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar dy raste që i përkasin virusit AH1N1.

    Mësohet se dy rastet e para te gripit janë izoluar prej një muaji tashmë.

    Gripi po qarkullon në Shqipëri. Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar dy rastet e para të infektuara me virusin AH1N1.

    Ndërkohë, prania e disa viruseve të gripit si dhe koronavirusi pritet të vështirësojnë situatën në muajt në vijim.

    Për këtë qëllim ekspertët e shëndetësisë apelojnë për vaksinim kundër gripit dhe koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!