×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përleshje fizike mes dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, ndërhyn sigurimi

    Reporteri
    16 Nëntor 2021 | 12:25

    Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

    Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.

    “A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane… Mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji-Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

    Më pas të dy lanë vendet e tyre dhe u drejtuan për tek njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!