×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për kaçanikasin që dyshohet se mbolli hashash në ballkon

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 17:03

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë në gjykatën e këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.P., nga Kaçaniku.


    Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë ka kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 10-15 cm, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

    Me këtë rast i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!