Një operacion policor në Itali bëri që autoritetet të sekuestrojnë sasi të mëdha hashashi e kokaine, e cila nëse hidhej në treg do kushtonte 5 milion euro.
Mediat italiane raportuan paraditen e kësaj të marte, se lënda narkotike u sekuestrua falë operacionit të karabinierëve të Katanias, të cilët prej kohësh kishin nisur hetimet dhe përgjimet ndaj një grupi mafioz të specializuar në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit.
Sipas medieve të shtetit fqinj, në total janë arrestuar 12 persona ndërsa është faktuar, se droga vinte nga Shqipëria dhe Holanda e më pas shpërndahej kryesisht në Katania, Sirakuza, por edhe në Maltë.
Mediat theksojnë, se vetëm në një rast, policia arrestoi tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash, ku në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.