Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale mund të inkurajojnë partitë opozitare se mund të fitojnë në rast të zgjedhjeve të parakohshme nacionale.
“Sigurisht kjo inkurajon partitë opozitare që po të ketë zgjedhje mund të ndryshojnë rezultatin e 14 shkurtit, mund të performojnë më mirë, pse jo edhe të fitojnë zgjedhjet duke bërë qeverinë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ose duke u bashkuar kundër Vetëvendosjes siç tha z. Kurti”, është shprehur Kabashi në Context të ATV-së.
Por, ai ka thënë se ka dallim mes zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale.
“Por nëse i krahasojmë zgjedhjet lokale me ato qendrore, edhe në të kaluarën kemi thënë që nuk kanë specifika krejt të ngjashme sepse kemi parë që në komuna të caktuara fiton edhe një kandidat i pavarur, pra është çështje edhe e kandidateve”, shtoi tutje Kabashi.
Kabashi ka vlerësuar se rezultatet e 14 shkurtit, kanë imponuar një reformë të thellë në partitë e mëdha opiztare.
“Sidomos 14 shkurti ka imponuar situata krejt tjera, ka imponuar reformë të thellë brenda LDK-së kemi kryetar të ri, kemi eliminim të strukturave të vjetra duke përfshirë Isa Mustafën, Agim Veliun, shkaku i të cilkëve LDK ra në 12 për qind. Pastaj pati reformë edhe brenda PDK-së jo aq të thellë sa në LDK. Kjo ka krijuar një mobilizim më të madh të këtyre strukturave dhe kanë ofruar kandidat më të mirë.”, shtoi ai.
Ai ka thënë se LDK e PDK treguan zgjuarsi kur kandidduan në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren kandidat shumë interesant. Kabashi tuje tha se partitë opozitare janë në situatë më të mirë.
“Por nuk mund të themi se nëse shkojmë në zgjedhje këto mund ta mundin Vetëvendosjen. Sigurisht se z.Kurti dhe Vetëvendosje sot është më dobët, sepse vet humbja në shumicën e komunave jep një mesazh jo të mirë për fuqinë politike. Edhe elektorati ka filluar të zhgënjehet me LVV sepse për bindjen time kishte ofertë abuzive në raport me një numër të madh të komunave dhe kjo u pa shumë qartë, aty ku VV pati ofertë të mirë sikur në Gjilan qytetarët nuk hezituan ta votojnë por në komunat e tjera Kurti mendoi se me emrin e tij mund t’i fitoi edhe komunat edhe ashtu e bëri fushatën në shumicën e komunave thoshte “më votoni mua’”, tha Kabashi.