×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rezart Taçi, kamarieri që pushtoi tregun e naftës dhe pastronte eurot e ”Cosa Nostra”

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 23:51

    Rezart Taçin, të gjithë e njohin si biznesmenin e fuqishëm të hidrokarbureve. Por, ai ka një të kaluar si shahist, një fushë ku nuk u bë dot i madh.

    “Fëmijëria ka qenë e lidhur me një kujtim në atë kohë familja më përfshiu në një moshë shumë të re me problemet e saj me regjimin. Dua të veçoj përfshirjen time në nivel profesionist në lojën e bukur të shahut. Kujtoj humbjen e finales në moshën 14 vjecare në kampionatin shqiptar. Humbje që la shenjë në adoleshencën time”, u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

    Rezart Taçi fillon fakultetin në degën e Inxhinierisë Mekanike. Studimet, e kapin në periudhën e ndryshimeve të mëdha të vendit. Shahisti që nuk u bë dot i madh, niset drejt Italisë me ëndrra të mëdha për të qenë një shahist në biznes. Atje, regjistrohet në universitet dhe i futet punës për të siguruar jetesën.

    “Puna ime e parë dhe e vetme si punëmarrës ka qenë kamarier, me kohë të shkurtër u regjistrova në Universitetin në Inxhinieri Mekanike, po aty dega juridik, por pas fillimit të biznesit nuk arrita ta përfundoj” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

    Emigracioni ishte ëndrra e tij për tu bërë i rëndësishëm. Puna e kamarierit ishte e para dhe e vetmja që ai bëri si punëmarrës. “Ndërkohë që bëja kamerier, fillova të merrem me disa biznese të vogla, shitje produkte kozmetike, shitje dokumente publicitare, pastaj drejtimi i një kompanie amerikane në Europë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen. Tregtari i vogël filloi të shikonte pak më larg. Ai ishte i fiksuar pas risive. Atyre që sillnin shumë fitime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!