×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensione në gjykatë: Familjarët e 8 vjeçarit që u vra hyjnë me forcë dhe thyejnë xhamat

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 9:59

    Në Gjykatën e Fierit do të jepen sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës.

    Ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.

    Ata raportohet se kanë thyer edhe xhamat e derës hyrëse.

    Masa e sigurisë për Çalamanin do të jepet në orën 10:30.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!