×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja mizore e 8-vjeçarit, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 23:38

    Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore Studim Kritikë Veprim ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vllasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.

    “Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh. Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo Lëvizje.

    Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes “Drejtësi për Mateon”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!