×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në Ferizaj, disa të arrestuar

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 9:08

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka realizuar një aksion gjatë të cilit janë bastisur disa lokacione si dhe janë arrestuar disa persona.

    “Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.” thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje bëhet e ditur se një konferencë për media do të mbahet sot në objektin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, me fillim nga ora 10:00 për të dhënë detaje rreth këtij aksioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!