Me gati një orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, përpos kësaj, shumë deputetë nuk ishin të pranishëm në sallë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare për të cilat duhet 80 vota. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të kthehen në sallë dhe të krijojnë kuorum, duke ua rikujtuar se paguhen nga populli.
“Vetëm 37 deputetë janë të pranishëm në seancë thërrisni deputetë tuaj sidomos LDK dhe AAK i ftojmë që të vijnë në seancë. Edhe PDK e Vetëvendosje le ti thërrasin le të vijnë më shumë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.