Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e rregullt për vlerësimin e situatës së përballjes me këtë virus në dy ditët e fundit.
Haziri ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 është ulur në tetë persona, ndërkohë që ka bërë të ditur se 61 përqind e qytetarëve janë vaksinuar me vaksinën e parë dhe 53 përqind me vaksinën e dytë.
“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetën tetë porsona janë në vet-izolim asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim, sikurse që në dy javët e fundit asnjë kërkesë nuk e kemi pasur nga qytetarët për trajtim në shtëpi”, ka thënë Haziri.
Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si mënyra më e mirë e imunizimit kolektiv të popullatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.