×
  • Lajme
  • Botë

    Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 20:14

    Adoleshenti Kyle Rittenhouse u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e vrasjes me paramendim dhe për 4 akuza të tjera, të lidhura me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, gjatë trazirave në Kenosha, Uiskonsin.

    Vendimi erdhi pas gjyqit që zgjati rreth dy javë, ku Rittenhouse u mbrojt duke thënë se i kishte vrarë ata dy persona për vetëmbrojtje.

    “Nuk kam bërë asgjë të keqe. Vetëm sa mbrojta veten”, tha Rittenhouse.

    Adoleshenti, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, mori një pushkë AR-15 dhe iu bashkua një grupi personash të armatosur në Kenosha, në 25 gusht 2020. Aty, Rittenhouse qëlloi me armë zjarri dhe vrau Joseph Rosenbaum, i cili po e ndiqte atë. Kur turma iu vërsul, Rittenhouse vrau edhe Anthony Huber, i cili e goditi me “skateboard”.

    Gjithashtu, plagosi edhe Gaige Grosskreutz, i cili ishte i armatosur me një pistoletë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!